Marrëveshja trepalëshe Iran-Rus-Turqi për zgjidhjen e krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42028-marrëveshja_trepalëshe_iran_rus_turqi_për_zgjidhjen_e_krizës_në_siri
Zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Turqisë gjatë një takimi në Moskë, kanë diskutuar zhvillimet më të fundit në Siri dhe programin për negociatat mes palëve siriane në Astana të Kazakistanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2017 03:53 Europe/Tirane
  • Marrëveshja trepalëshe Iran-Rus-Turqi për zgjidhjen e krizës në Siri

Zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Turqisë gjatë një takimi në Moskë, kanë diskutuar zhvillimet më të fundit në Siri dhe programin për negociatat mes palëve siriane në Astana të Kazakistanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se takimi trepalësh i zhvilluar mes Husejn Xhaberi Ansari, Mikhail Bogdanov dhe Unal, zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, temë kryesore ka patur çështje përkatëse me zhvillimet në Siri dhe si prioritet negociatat për paqe që do të zhvillohen në Astana. Në këtë takim i cili ka filluar në prani të Sergei Lavrov, ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, përfaqësuesit e të tre vendeve kanë shqyrtuar kushtet për organizimin e takimit të Astanas të mbështetur nga Rusia, Irani dhe Turqia. Zv/ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në këtë takim gjithashtu kanë rënë dakord për vazhdimin e kontakteve mes tyre me qëllimit të organizimit të suksesshëm të takimit në Astana për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në Siri. Vlen të theksohet se takimi në Astana të Kazakistanit do të zhvillohet më 23 janar 2017, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë dhe të grupeve opozitare të Sirisë nën mbikëqyrjen e të tre vendeve, Iranit, Turqisë dhe Rusisë dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të OKB.