Në Bagdad zhvillohet konferenca "Iraku pas ISIS"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42064-në_bagdad_zhvillohet_konferenca_iraku_pas_isis
Konferenca "Iraku pas ISIS" ka filluar punimet në Parlamentin e Irakut. Në këtë konferencë e cila ka filluar sot në mëngjes, marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të ndryshme si të Iranit, Libanit, Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë, si dhe personalitete të larta të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2017 10:08 Europe/Tirane
  • Në Bagdad zhvillohet konferenca

Konferenca "Iraku pas ISIS" ka filluar punimet në Parlamentin e Irakut. Në këtë konferencë e cila ka filluar sot në mëngjes, marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të ndryshme si të Iranit, Libanit, Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë, si dhe personalitete të larta të Irakut.

Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, në fjalën e tij në këtë konferencë, deklaroi: "Iraku nuk është burim i kërcënimit për vendet fqinjë dhe ne do t'i qëndrojmë besnikë Kushtetutës së këtij vendi e cila ndalon agresionin ushtarak kundër vendeve fqinj. Ai shtoi se disa vende po frikësohen nga Iraku i periudhës pas ISIS dhe kjo është për tu çuditur". Fuad Ma'sum, presidenti i Irakut, në fjalën e tij në këtë konferencë deklaroi se uniteti është bazë për fitoret e Irakut dhe duke folur për çlirimin e shumicës së qyteteve dhe rajoneve nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, deklaroi: "Çlirimi i plotë i Maosulit, gjithashtu është afër". Salim Xhaburi, kryetari i Parlamentit të Irakut, gjithashtu në fjalën e tij në këtë konferencë theksoi rëndësinë e rolit të vendeve fqinjë në çështjet e Irakut dhe shtoi: "Disa vende fqinjë kanë patur rol të shëmtuar që ne në mënyrë të përkohshme kemi heshtur përball tyre dhe në fazën pas ISIS, do të flasim në lidhje me çështje të tilla".