ISIS i vë zjarrin një familjeje me 5 anëtarë në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42136-isis_i_vë_zjarrin_një_familjeje_me_5_anëtarë_në_kirkuk
Grupi terrorist ISIS, i ka vënë zjarrin një familjeje me 5 anëtarë në qytetin Kirkuk mes të cilëve ishte edhe një foshnje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2017 04:55 Europe/Tirane
  • ISIS i vë zjarrin një familjeje me 5 anëtarë në Kirkuk

Grupi terrorist ISIS, i ka vënë zjarrin një familjeje me 5 anëtarë në qytetin Kirkuk mes të cilëve ishte edhe një foshnje.

Lajmi bëhet i ditur agjencia Tasnim sipas të cilës Muhamed Tamim kryetar i grupit Arabia në parlamentin e Irakut ka thënë se kjo familje përbëhej nga 5 anëtarë, 1 femër, 3 vajza dhe një djalë 7 muajsh. Shtëpia e tyre ndodhej në rrugën në fund të fshatit Hamel dhe janë kapur rob nga anëtarët e ISIS në zonën malore Hamerin. Familja është dënuar nga ISIS nën akuzën e largimit nga “ toka e kalifatit dhe xhihadit” në “tokën e të pafeve”. Tamim theksoi se banorët e fshatit Hamel janë kundërshtarë të grupit terrorist takfirist ISIS. Vlen të theksohet se zonat jugore dhe perëndimore të qytetit Kirkuk prej korrikut 2014 janë rrethuar nga terroristët e ISIS.