ISIS i vë zjarrin një familjeje me 5 anëtarë në Kirkuk
Grupi terrorist ISIS, i ka vënë zjarrin një familjeje me 5 anëtarë në qytetin Kirkuk mes të cilëve ishte edhe një foshnje.
Lajmi bëhet i ditur agjencia Tasnim sipas të cilës Muhamed Tamim kryetar i grupit Arabia në parlamentin e Irakut ka thënë se kjo familje përbëhej nga 5 anëtarë, 1 femër, 3 vajza dhe një djalë 7 muajsh. Shtëpia e tyre ndodhej në rrugën në fund të fshatit Hamel dhe janë kapur rob nga anëtarët e ISIS në zonën malore Hamerin. Familja është dënuar nga ISIS nën akuzën e largimit nga “ toka e kalifatit dhe xhihadit” në “tokën e të pafeve”. Tamim theksoi se banorët e fshatit Hamel janë kundërshtarë të grupit terrorist takfirist ISIS. Vlen të theksohet se zonat jugore dhe perëndimore të qytetit Kirkuk prej korrikut 2014 janë rrethuar nga terroristët e ISIS.