Hezbullah dënon ekzekutimin e tre të rinjve bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42235-hezbullah_dënon_ekzekutimin_e_tre_të_rinjve_bahrejnas
Hezbullahu i Libanit publikoi sot një komunikatë, ku dënoi krimin e ri të regjimit diktatorial të Bahrejnit, i cili ekzekutoi tre të rinj të pafajshëm bahrejnas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2017 19:29 Europe/Tirane
  • Hezbullah dënon ekzekutimin e tre të rinjve bahrejnas

Hezbullahu i Libanit publikoi sot një komunikatë, ku dënoi krimin e ri të regjimit diktatorial të Bahrejnit, i cili ekzekutoi tre të rinj të pafajshëm bahrejnas.

Në këtë komunikatë Hezbullahu i Libanit deklaroi se përgjegjësia e krimit të ekzekutimit të tre të rinjve bahrejnas bie mbi regjimin e Bahrejnit, mbi regjimet e tjera totalitare arabe dhe mbi vendet perëndimore të cilët përkrahin dhe ndihmojnë regjimin diktatorial të Bahrejnit. Në këtë komunikatë thuhet: Regjimi i Bahrejnit përveçse u heq të drejtën legjitime të shtetësisë qytetarëve bahrejnas, ka krijuar një formë terrorizmi në Bahrejn dhe sistematikisht torturon dhe ekzekuton njerëz të pafajshëm të cilët nuk kërkojnë më shumë sesa të drejtat e tyre civile dhe njerëzore. Hezbullahu i Libanit deklaroi se heshtja vdekjeprurëse e botës arabe dhe e të gjithë botës përballë krimeve të regjimit Al Khalifa, si dhe bashkëpunimi i mediave në mbulimin e krimeve të përditshme që kryhen kundër popullit bahrejnas, konsiderohen pjesë e krimeve të regjimit Al Khalifa.