Beniamin Netanjahu mund të pësojë fatin e Olmert
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42265-beniamin_netanjahu_mund_të_pësojë_fatin_e_olmert
Pasi policia e regjimit sionist shpalli ndalimin e largimit të Beniamin Netanjahut për shkak se ai akuzohet për korrupsion financiar, izraelitët janë ngritur në protesta kundër Netanjahut me kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2017 05:40 Europe/Tirane
  • Beniamin Netanjahu mund të pësojë fatin e Olmert

Pasi policia e regjimit sionist shpalli ndalimin e largimit të Beniamin Netanjahut për shkak se ai akuzohet për korrupsion financiar, izraelitët janë ngritur në protesta kundër Netanjahut me kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.

Akuzat për korrupsion financiar kundër Beniamin Netanjahut, kanë krijuar krizën më të madhe administrative gjë e cila tregon për organizimin e korrupsionit në mesin e funksionarëve të regjimit sionist. Polciia e regjimit sionist më 2 janar 2017, mori në pyetje kryeministrin Beniamin Netanjahu. Netanjahu hetohet nga policia për korrupsion financiar dhe për marrjen e ryshfeteve me miliona dollarë nga një kompani gjermane kundrejt blerjes së nëndetëseve gjermane. Ndërkohë policia për vazhdimin e hetimeve kundër Netanjahut, ka nxjerrë urdhër që Netanjahu të mos largohet nga Izraeli. Pas këtij vendimi të policisë, me qindra izraelitë janë mbledhur për të protestuar përballë ministrisë së luftës së Izraelit duke hedhur slogane kundër Netanjahut. Ata kanë kërkuar heqjen e imunitetit të Netanjahut dhe dënimin e tij. Ministrat dhe anëtarët e partisë Likud duke reaguar ndaj marrjes në pyetje të Netanjahut nga ana e policisë, prej kryeministrit Beniamin Netanjahu kanë kërkuar që ai të japë përgjigje për veprimet e tij dhe në rast të kundërt ai duhet të japë dorëheqje nga kryesia e partisë Likud. Dorëheqja e mundshme e Netanjahut nga partia Likud mund të jetë edhe fundi i mandatit të tij në krye të kryeministrisë së regjimit sionist, pasi Netanjahu është zgjedhur si kryeministër si kryetar i partisë që ka fituar zgjedhjet parlamentare të këtij regjimi. Në këtë kuadër gazeta angleze Indipedent ka shkruar një artikull kushtuar korrupsionit financiar të beniamin Netanjahut dhe familjes së tij dhe thotë se Netanjahu mund të japë dorëheqje për këtë arsye. Në rast se Netanjahu jep dorëheqje për shkak të korrupsionit financiar, fati i tij mund të jetë edhe më i rëndë sesa fati i Ehud Olmert. Olmert për shkak të korrupsionit financiar po kryen dënimin me burg. Ai akuzohet se në kohën kur ishte kryetar bashkie i Bejtul Mukadesit, ka marrë ryshfet 921 mijë dollarë nga kompania ndërtuese dhe zbatuese e projektit Hali Land. Netanjahu akuzohet për korrupsion financiar në një kohë kur më shumë se 1/3 e fëmijëve në Izrael vuajnë nga uria dhe varfëria. Akuzat kundër Netanjahut për korrupsion financiar, janë parashtruar njëkohësisht me shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj regjimit sionist. Në fund të dhjetorit 2016, KS i OKB miratoi rezolutën 2334 kundër Izraelit ku i kërkon regjimit sionist të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze.