Vriten 250 civilë sirianë në sulmet e avionëve turq
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42274-vriten_250_civilë_sirianë_në_sulmet_e_avionëve_turq
Nga sulmet e avionëve turq në Siri, kanë humbur jetën 250 civilë sirianë, thuhet në një njoftim të Press Tv.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2017 05:41 Europe/Tirane
  • Vriten 250 civilë sirianë në sulmet e avionëve turq

Nga sulmet e avionëve turq në Siri, kanë humbur jetën 250 civilë sirianë, thuhet në një njoftim të Press Tv.

Observatori i të drejtave të njeriut në Siri njoftoi se në sulmet e dy muajve të fundit të avionëve turq në qytezat Tadef, Bazae dhe qyteti Al-Bab, në veri të Sirisë, janë vrarë 249 civilë sirianë prej ë cilëve 54 janë fëmijë dhe 29 janë femra. Observatori sirian i të drejtave të njeriut gjithashtu shton se nga 13 nëntori i 2016 e deri më 17 janar 2017, më shumë se 1100 civilë sirianë një plagosur nga sulmet ajrore dhe me topa të ushtrisë turke. Turqia prej verës së kaluar ka nisur sulmet kundër ISIS dhe kundër kurdëve në Siri. Damasku ka dënuar këto operacione duke i quajtur shkelje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë. Sipas ministrisë së jashtme të Sirisë, Turqia me këto sulme nuk synon luftën kundër ISIS por kërkon që grupe të tjera terroriste të zënë vendin e ISIS.