Hollande i shqetësuar nga vazhdimi i ndërtimit të kolonive sioniste
Presidenti i Francës ka shprehur shqetësimin nga vazhdimi i ndërtimit të kolonive sioniste.
Sipas një njoftimi të Francë 24 Francois Hollande në fjalimin e rastin e hapjes së konferencës së paqes në Paris tha se procesi i ndërtimi të kolonie sioniste ka arritur në një nivel të rrezikshëm dhe shtoi se përkundër mosmarrëveshjeve mes palestinezëve dhe izraelitëve, mund të arrihet një kompromis për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar në perëndim të Azisë. Ndërkohë në konferencën e Parisit regjimi sionist nuk ka marrë pjesë nga frika se mos dënohet për aktet dhe veprimet e tij siç është ndërtimi i kolonive sioniste dhe moszbatimi i marrëveshjeve të mëparshme. Në këtë konferencë nuk ka marrë pjesë edhe pala palestineze. Konferenca e paqes në Paris për zgjidhjen e kontestit mes palestinezëve dhe izraelitëve, bëhet në kohën kur nuk shihet perspektivë e qartë në këtë fushë, pasi deri më sot janë organizuar disa herë konferenca të tilla, por asnjëra prej tyre nuk ka dhënë rezultat në interes të palestinezëve. Abdul’tejf Ganu zëdhënës i lëvizjes Hamas duke reaguar ndaj konferencës në fjalë ka thënë se të tilla konferenca bëhen në kuadër të realizimit të interesave dhe qëllimeve të sionistëve dhe për këtë janë të pavlefshme. Lëvizja Hamas dhe Xhihadi Islamik, të vetmen rrugë për çlirimin e territoreve palestineze konsiderojnë rezistencën.