Me mijëra jemenas kanë nevojë emergjente për ndihma humanitare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42289-me_mijëra_jemenas_kanë_nevojë_emergjente_për_ndihma_humanitare
Qendra e hulumtimeve ekonomike në Jemen thotë se 80% e popullit jemenas ka nevojë emergjente për ndihma humanitare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Me mijëra jemenas kanë nevojë emergjente për ndihma humanitare

Qendra e hulumtimeve ekonomike në Jemen thotë se 80% e popullit jemenas ka nevojë emergjente për ndihma humanitare.

Sipas kësaj qendre, shumica e popullit jemenas vuan nga mungesa e të ardhurave për shkak të krizës ekonomike dhe financiare me të cilën përballet Jemenit. Më herët Ahmed Gareshi, drejtor i institutit të pavarur për të drejtat e fëmijëve Siaxh, ka thënë se mbi 60 mijë familje jemenase kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare ndërkohë q 150 mijë fëmijë jemenas vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe nga kushtet e rënda të krijuara për shkak të sëmundjeve si kolera dhe malaria. Në raportet e OKB mbi 18 milion nga 27 milion banorë të Jemenit kanë nevojë emergjente për ndihma humanitare. Agresioni 20 mujor i Arabisë saudite në Jemen ka krijuar një gjendje katastrofike në këtë vend. Arabia Saudite ka nisur agresionin kundër Jemenit që prej marsit 2015 me pretekstin e kthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, presidenti i dorëhequr i këtij vendi.