Vriten me dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite në Jemen
Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë ndaluar avancimet e forcave mercenare të regjimit Al Saud në provincën Shabuh në jug të Jemenit dhe kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë.
Kanali televiziv Al Masira duke cituar burimet ushtarake të Jemenit, ka njoftuar se mercenarët e regjimit Al Saud të shtunën kanë tentuar të avancojnë drejt rajonin Asilan të provincës Shabuh në jug të Jemenit, por janë përballur me rezistencën e forcave jemenase. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 37 mercenarë sauditë nga forcat jemenase dhe janë plagosur 23 persona të tjerë. Sipas këtij burimi, pas kësaj disfate janë krijuar mosmarrëveshje të mëdha mes forcave mercenare të regjimit Al Sauditë për shkak të humbjeve të mëdha që kanë pësuar.