Merret në pyetje djali i Beniamin Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42409-merret_në_pyetje_djali_i_beniamin_netanjahut
Djali i Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve përkatëse me korrupsionit financiar të familjes së tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2017 11:34 Europe/Tirane
  • Merret në pyetje djali i Beniamin Netanjahut

Djali i Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve përkatëse me korrupsionit financiar të familjes së tij.

Jair Netanjahu, djali i Beiamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, sot është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve të policisë së këtij regjimi në lidhje me korrupsionin e familjes së tij. 

Gazeta "Haaretz" ka deklaruar se temë kryesore e këtij procesi të marrjes në pyetje me siguri se ka qenë në lidhje me marrjen e dhuratave, përfitimeve dhe pasurive nga Xhejms Pocker, miliarderi i njohur australian.

Sipas dëshmive të dhëna, Jair Netanjahu në vitin 2015, ka shkuar në Nju Jork së bashku me Beniamin Netanjahun ka qëndruar në një hotel të shtrenjtë në Nju Jork dhe dhomat i kishte marrë me qira miliarderi i njohur australian Xhejms Pocker. 

Sipas këtij raporti, Netanjahu përballet me dy dosja të korrupsionit. Një prej këtyre dosjeve lidhet me marrjen e dhuratave të çmuara nga personat e pasur.