Bashar Xhaferi drejton delegacionin e qeverisë siriane në negociatat e Astanas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42439-bashar_xhaferi_drejton_delegacionin_e_qeverisë_siriane_në_negociatat_e_astanas
Burime diplomatike kanë njoftuar se përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB është emëruar kryesues i delegacionit qeveritar sirian në negociatat e Astanas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2017 16:02 Europe/Tirane
  • Bashar Xhaferi drejton delegacionin e qeverisë siriane në negociatat e Astanas

Burime diplomatike kanë njoftuar se përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB është emëruar kryesues i delegacionit qeveritar sirian në negociatat e Astanas.

Gazeta qeveritare siriane Al Vatan, ka njoftuar sot se Bashar Xhaferi, i dërguari i përhershëm i Sirisë në OKB, do të jetë kryesues i delegacionit negociator në Astana. Sipas këtij raporti, qeveria siriane synon  që në negociatat që do të zhvillohen në Astana të gjejë rrugën për zgjidhjen e krizës siriane, mirëpo opozitarët pretendojnë se rruga e zgjidhjes përfundimtare të krizës siriane do të jetë sipas deklaratës së Gjenevës së vitit 2013.