Helmim masiv me ushqimin në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42469-helmim_masiv_me_ushqimin_në_arabinë_saudite
Helmimi masiv me ushqim në Arabinë Saudite, i ka detyruar autoritetet e këtij vendi të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2017 17:11 Europe/Tirane
  • Helmim masiv me ushqimin në Arabinë Saudite

Helmimi masiv me ushqim në Arabinë Saudite, i ka detyruar autoritetet e këtij vendi të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas raporteve më të fundit të paktën 150 shtetas të Arabisë Saudite janë helmuar dhe janë dërguar në spital për shkak të ushqimit të konsumuar në një restorant afër qytetit Terabe në jugperëndim të Arabisë Saudite. Khaled Fejsal emiri i Mekës ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve dhe ka kërcënuar se autorët përgjegjës për këtë helmim do të dënohen. Edhe më herët janë dhënë shumë raporte për helmimet me ushqim në Arabinë Saudite. Në shtator të vitit 2016 mediat irakiane njoftuan helmimin e pelegrinëve irakianë me ushqim gjatë ceremonisë së Haxhit në këtë vend.