Autoritetet turke lëshojnë urdhër-arreste për 243 anëtarë të ushtrisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42553-autoritetet_turke_lëshojnë_urdhër_arreste_për_243_anëtarë_të_ushtrisë
Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arreste për 243 anëtarë të ushtrisë në 54 provinca nëpër vend, njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 18, 2017 15:14 Europe/Tirane
  • Autoritetet turke lëshojnë urdhër-arreste për 243 anëtarë të ushtrisë

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arreste për 243 anëtarë të ushtrisë në 54 provinca nëpër vend, njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu”.

Urdhër arrestet janë lëshuar në kuadër të hetimit që është duke u zhvilluar pas tentim puçit të korrikut të 2016-s. Sipas kësaj agjencie, të dyshuar janë duke u kërkuar nën dyshimin se e kanë përdorur “Bylock”, një aplikacion telefonin për dërgimin e mesazheve, për të cilën qeveria ka thënë se ishte përdorur nga rrejti i Fethullah Gulenit, klerikut që jeton në SHBA, e të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e tentim puçit.