Vazhdojnë bombardimet saudite kundër Jemenit
Arabia Saudite pa u kushtuar aspak vëmendje paralajmërimeve ndërkombëtare, vazhdon të bombardojë rajone të ndryshme të Jemenit.
Shumë rajone të Jemenit sulmohen vazhdimisht nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite. Në sulmet më të fundit të avionëve luftarakë dhe të anijeve luftarake në provincën Aden, të paktën 10 civilë janë vrarë dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur. Një raketë e ushtarakëve sauditë ka rënë në rajonin Khuha në provincën Hadida ku ka mbetur i vrarë një civil jemenas. 6 civilë të tjerë janë vrarë nga një sulm i avionëve sauditë ndaj një tregu në provincën Saade në veri të Jemenit. Xhimi Mek Goldrik, koordinator i qendrës së hulumtimeve ekonomike dhe humnitare të OKB në Jemen thotë se 80% e popullit jemenas ka nevojë emergjente për ndihma humanitare. Sipas kësaj qendre, shumica e popullit jemenas vuan nga mungesa e të ardhurave për shkak të krizës ekonomike dhe financiare me të cilën përballet Jemenit.