Kryeministri irakian: Fitorja përfundimtare në Mosul është afër
(last modified Wed, 18 Jan 2017 20:05:42 GMT )
Janar 18, 2017 21:05 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian: Fitorja përfundimtare në Mosul është afër

Kryeministri irakian deklaroi se fitorja e plotë në Mosul është shumë afër dhe së shpejti i gjithë qyteti do të spastrohet nga prania e terroristëve të ISIS.

Me anë të një komunikate të publikuar sot, Heidar Ebadi, kryeministri i Irakut, deklaroi se gjatë çlirimit të pjesës lindore të Mosulit, forcat ushtarake irakiane kanë vrarë shumë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Nga ana tjetër, zv/guvernatori i provincës Ninva bëri të ditur se mbi 80 % e infrastrukturës së Mosulit është shkatërruar nga pjesëtarët e grupit terrorist ISIS. Nga ana tjetër, Ahmed Al Xhaburi, komandant i forcave irakiane në Mosul, deklaroi se dronët amerikanë kanë bombarduar pjesëmarrësit në një funeral në perëndim të Mosulit, duke vrarë të paktën tetë civilë irakianë dhe duke plagosur 19 të tjerë.

 

Tags