Ushtria siriane çliron rajonet në provincën Rif Damask
(last modified Wed, 18 Jan 2017 20:06:46 GMT )
Janar 18, 2017 21:06 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron rajonet në provincën Rif Damask

Forcat e ushtrisë siriane kanë marrë nën kontroll rajonin Vadi Tamame dhe pikëkalimin Abu Samel në rajonin Vadi Barada në Rif Damask.

Ky është një sukses i madh ushtarak i forcave siriane pasi duke marrë në kontroll këto rajone, janë ndërprerë rrugët e furnizimit të terroristëve në dislokuar në Vadi Barada. Në një tjetër operacion të forcave të ushtrisë siriane në periferinë perëndimore të Damaskut, mësohet se janë vrarë dhjetëra terroristë të cilët janë larguar nga rajoni Ejnul Fixhe në Vadi Barada. Ky rajon konsiderohet si burimi kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit Damask. Deri tani rajonet lindore dhe jugore të qytetit Vadi Barada janë çliruar nga forcat siriane, por zonat veriore dhe perëndimore të qytetit vazhdojnë të jenë të pushtuara nga grupet terroriste.

 

Tags