OKB thekson zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42625-okb_thekson_zbatimin_e_plotë_të_marrëveshjes_bërthamore
Xhefri Foltman, zv/sekretari politik i OKB ditën e enjte ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 03:40 Europe/Tirane
  • OKB thekson zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore

Xhefri Foltman, zv/sekretari politik i OKB ditën e enjte ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore.

Zv/sekretari politik i OKB në një mesazh me rastin e përvjetorit të parë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 shprehu kënaqësinë nga procesi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe kërkoi nga palët respektimin e saj. Xhefri Foltman, me rastin e përvjetorit të parë të zbatimit të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore, atë e quajti sukses historik të Iranit dhe vendeve të botës dhe shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e këtij organi ndërkombëtar për marrëveshjen bërthamore. Ai gjithashtu vlerësoi takimin e 10 janarit të zhvilluar në Vjenë dhe shtoi se ky takim tregoi se palët kanë vullnetin e duhur për të zbatuar këtë marrëveshje që është garantues i paqes dhe sigurisë në rajon dhe që vërteton karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Në të njëjtën kohë ANEA ditën e hënë raportoi se nga centrali atomik Fordo janë nxjerrë me qindra centrifuga dhe ka theksuar se deri tani Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij. Deklarata e tij ka ardhur në reagim ndaj qëndrimit të Donald Trump i cili marrëveshjen bërthamore e ka quajtur marrëveshjen më të keqe në botë dhe ka kërcënuar me krisjen e saj që në kohën kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.