Në veri të Irakut zbulohen varrezat e periudhës antike Akamenide
Arkeologët amerikanë kanë arritur të zbulojnë një varrezë që i përket periudhës antike Akamenide në veri të Irakut që tregon gjerësinë territoriale të Perandorisë Akamenide të Iranit.
Arkeologët të cilët kanë kryer gërmime në veri të Irakut, kanë arritur të zbulojnë një varrezë të vjetër 2400 e mbetjet e të paktën 6 personave. Profesor Maikëll Danti, përgjegjësi i ekipit të arkeologëve të Universitetit Bustun të Irakut, ka deklaruar se njerëzit të cilët janë varrosur në këtë varrezë, kanë qenë pjesë e Perandorisë së madhe Akamenide Persiane. Kjo varrezë antike mund të zbulojë shumë informacione në lidhje me rajonin në periudhën e dinastisë Akamenide. Në këtë varrezë janë zbuluar edhe disa objekte historike të cilat përputhem me Perandorinë Akamenide. Dinastia Akamenide (550-330 para erës së re) në Persinë e lashtë, ka qenë një perandori e madhe në Lindjen e Mesme në periudhën antike e cila ishte themeluar nga Kiri i Madh. Në këtë dinasti e cila ka qenë dinastia më e madhe perandorake në historinë e Iranit dhe një ndër perandoritë më të fuqishme në periudhën antike, kanë sunduar 13 mbretër përgjatë 229 vjet. Territori i perandorisë Akamenide ka qenë shumë i gjerë nga brigjet e lumit Send në Indi e deri lumi Nil në Egjipt dhe qyteti Banghazi në Libinë e sotme dhe nga brigjet e lumit Danub në Evropë e deri Azinë Qendrore.