Sulme të reja ajrore të forcave saudite kundër Jemenit
Në sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në rajonet e ndryshme të Jemenit janë vrarë dhe plagosur edhe disa civilë të tjerë jemenas.
Dhjetëra civilë jemenas janë vrarë nga sulmet e avionëve të Arabisë Saudite në rrethinat e kryeqytetit të Jemenit, Saana, ku forcat agresore saudite kanë përdorur bombat fragmentale kundër civilëve. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në sulmet ajrore të ushtrisë së Arabisë Saudite në provincën Xhuf të në veri të Jemenit që janë kryer me bomba fragmentale, të paktën janë vrarë dhe plagosur 15 civilë jemenas. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite të enjten (sot) kanë bombarduar një rajon në veri të provincës Lahaxh dhe në rajon Al-Vazeia në provincën Taiz. Nga sulmet e artilerisë të forcave mercenare saudite në rajonin Al-Ta'zije dhe Asifire në provincën Taiz të Jemenit, është vrarë një civil jemenas dhe janë plagosur disa të tjerë në mesin e tyre edhe dy gra. Ndërkohë, luftëtarët jemenas kanë shkatërruar dy tanke të Arabisë Saudite në provincën Mareb në qendër të Jemenit, duke vrarë 9 ushtarë sauditë.