Guterres mirëpret ftesën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42727-guterres_mirëpret_ftesën_e_iranit_rusisë_dhe_turqisë
Sekretari i përgjithshëm i OKB mirëpriti ftesën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë për të marrë pjesë në negociatat e paqes për Sirinë që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 18:46 Europe/Tirane
  • Guterres mirëpret ftesën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë

Sekretari i përgjithshëm i OKB mirëpriti ftesën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë për të marrë pjesë në negociatat e paqes për Sirinë që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit.

Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB ka deklaruar se i ka kërkuar të dërguarit special të OKB për çështjen e Sirisë, zotit Stefan de Mistura, të kryesojë delegacionin e OKB në bisedimet mes qeverisë dhe opozitës siriane. Shefi i OKB shprehu besimin se negociatat në Astana do të jenë serioze dhe vlerësoi përpjekjet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë për vendosjen e armëpushimit të qëndrueshëm në Siri dhe për sponsorizimin e negociatave për paqen në Siri.