Gjendet një varr masiv në Alepo të Sirisë
Janar 20, 2017 11:49 Europe/Tirane
Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka njoftuar për zbulimin e një varri masiv në Alepo, në veri të Sirisë.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, Monzer Monzer, zv/përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, përmes një letre dërguar zyrtarëve të kësaj organizate, i ka njoftuar në lidhje me zbulimin e një varri masiv ne një shkollë në lagjen Sekeri në Alepo, ku sipas tij janë zbuluar trupat e 24 ushtarëve sirianë. Ai ka thënë: Shkolla ku është gjetur ky varr, është përdorur nga grupi terrorist i ashtuquajtur Faxhr Al Eslam.
Tags