Shkatërrimi në Palmira – “krim i ri lufte”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42817-shkatërrimi_në_palmira_krim_i_ri_lufte
Pjesëtarët e grupit terrorist e kanë shkatërruar një pjesë të Teatrit Romak nga shekulli i dytë, në qytetin antik sirian, Palmira.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 20, 2017 18:50 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi në Palmira – “krim i ri lufte”

Pjesëtarët e grupit terrorist e kanë shkatërruar një pjesë të Teatrit Romak nga shekulli i dytë, në qytetin antik sirian, Palmira.

Maamoun Abdulkarim, shef i Departamentit për antikitete të qeverisë së Sirisë, tha se objekti Tetrapylon, i përbërë nga kompletet e katër shtyllave, që secila ishin kryesisht replikë moderne, po ashtu, është shkatërruar. Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, tha se shkatërrimet janë “krime të reja lufte”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kjo ishte “tragjedi reale” për thesarin kulturor botëror. Grupi terrorist ISIS e ka marrë këtë lokalitet arkeologjik të trashëgimisë botërore nga forcat qeveritare në muajin dhjetor, nëntë muaj pasi IS-i ishte dëbuar nga forcat qeveritare dhe forcat aleate të Damaskut. Tashmë dihet se ISIS i ka shkatërruar edhe monumentet të tjera, para se ishte detyruar të tërhiqet nga një ofensivë e forcave qeveritare me mbështetjen e Rusisë.