Sulm me predhë dhe shpërthim në Stamboll
Qendra e forcave të sigurisë në Stamboll është sulmuar me predhë nga një person i panjohur dhe njëkohësisht me këtë sulm, ka ndodhur edhe një shpërthim në këtë qytet.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve duke cituar kanalin televiziv TRT, njoftoi se Vasib Shahin, kryebashkiak i Stambollit, ka deklaruar se të premten qendra e forcave të sigurisë së Stambollit është sulmuar me një predhë, por që nuk ka patur viktima nga ky sulm. Shahin saktësoi se predha e hedhur, ka goditur murin godinës së kësaj qendre në rrugën Vatan dhe për këtë arsye nuk ka shkaktuar viktima në njerëz. Forcat e sigurisë kanë filluar operacion të gjerë në lagjet rreth qendrës së forcave të sigurisë në Stamboll për identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij sulmi. Mediat turke njëkohësisht me këtë ngjarje, të premten në mbrëmje kanë njoftuar për ndodhjen e një shpërthimi të fuqishëm në afërsi të ndërtesës së partisë AK në qytetin e Stambollit. Ky shpërthim ka ndodhur në zonën Sutluxhe në pjesën evropiane të këtij qyteti.