Mosmarrëveshje serioze mes opozitarëve sirianë para takimit të Astanas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42883-mosmarrëveshje_serioze_mes_opozitarëve_sirianë_para_takimit_të_astanas
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se opozitarët e armatosur sirianë para fillimit të negociatave në qytetin Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, po përballen me mosmarrëveshje serioze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2017 04:06 Europe/Tirane
  • Mosmarrëveshje serioze mes opozitarëve sirianë para takimit të Astanas

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se opozitarët e armatosur sirianë para fillimit të negociatave në qytetin Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, po përballen me mosmarrëveshje serioze.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar: "Siç duket opozitarët e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, të cilët po përgatiten për të marrë pjesë në negociatat për paqe, janë të përçarë më shumë se në çdo kohë tjetër". Sipas këtij burimi, disfata e opozitarëve sirianë në Alepo dhe paaftësia e tyre për tu bashkuar në kuadër të një force të njësuar për të ruajtur rajonet që akoma kanë mbetur nën pushtimin e tyre, ka dobësuar në masë të madhe moralin e tyre. Diplomacia e re e drejtuar nga aleatet e Bashar Asad, ka zbuluar mosmarrëveshje më të mëdha në mesin e grupeve opozitarëve sirianë. Disa personalitete të dalluara të opozitarëve të armatosur në luftën gjashtë vjeçare të Sirisë janë vrarë dhe gjatë kësaj kohe janë formuar shumë koalicione ushtarake dhe politike, por pastaj janë shkatërruar. Delegacioni i opozitarëve siriane që do të marrë pjesë në negociatat me qeverinë siriane në Astana të Kazakistanit, është përfaqësues vetëm i opozitarëve të cilët në formën e një grupi të ashtuquajtur "Ushtria Çlirimtare e Sirisë", kanë luftuar me Bashar Asad. Grupi i ashtuquajtur "Ushtria Çlirimtare e Sirisë gjatë luftës së me forcat ushtrisë siriane, ishte nën mbështetjen e drejtpërdrejtë të Turqisë dhe gjatë luftës me ushtrinë siriane, mbante flamurin e Turqisë.