Rifillon marrja në pyetje e Netanjahut për korrupsion
Faza e tretë e marrjes në pyetje të kryeministrit të regjimit sionist me akuzë të korrupsionit dhe marrje së ryshfetit, do të fillojë së shpejti. Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se policia e regjimit sionist së shpejti do të fillojë të marrë në pyetje Beniamin Netanjahun në lidhje me akuzat për marrjen e ryshfetit.
Sipas mediave izraelite, hetimi lidhet me dhurata me vlerë “qindra mijëra dollarësh”, të dhëna nga biznesmenë vendas dhe të huaj. Sipas raportimeve, ky hetim është vetëm një nga dy çështjet e hapura tashmë kundër kryeministrit, por detajet për këtë të dytin, nuk bëhen të ditura. Disa ditë më parë policia izraelite me këto akuza ka marrë në pyetje edhe djalin dhe bashkëshorten e Beniamin Netanjahut. Gazeta sioniste Meariv ka shkruar se tashmë ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për ngritjen e aktpadisë kundër Beniamin Netanjahut.