Ushtria siriane merr në kontroll qytezën Suran
Janar 22, 2017 12:52 Europe/Tirane
Mediat arabe kanë njoftuar se ushtria e Sirisë ka marr në kontroll qytezën Suran.
Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë operacioneve të luftës kundër grupeve terroriste, kanë marrë në kontroll qytezën Suran në rrethinën e qytetit Al Bab në lindje të provincës Alepo. Qyteza Suran ndodhet 11 km larg qytetit Al Bab dhe forcat siriane pas çlirimit të këtij rajoni, po vazhdojnë avancimet në rajonet lindore të provincës Alepo. Shumica e terroristëve të ISIS pas sukseseve të ushtrisë siriane në këtë provincë, janë arratisur në veri të këtij vendi. Forcat e ushtrisë siriane ditën dje kanë marrë në kontroll edhe fshatin Shamer në afërsi të qytetit Suran.
Tags