Arabia Saudite kryen tre sulme ajrore në Sana
Janar 22, 2017 11:43 Europe/Tirane
Avionët sauditë kanë kryer tre sulme kundër një shkolle në Sana, kryeqytet i Jemenit. Avionët luftarakë sauditë sot kanë sulmuar shkollën Al Hares në Sana.
Sipas mediave, nga këto sulme janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa akoma nuk është mësuar për numrin e viktimave. Po ashtu sot avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar rajonin Al Huk në provincën Al Hadida dhe rajonin Al Salif. Burime lokale jemenase bëjnë të ditur se avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar tre herë rajonin Seraveh.
Tags