I dërguari i OKB për Jemenin mbërrin në Sana
I dërguari i OKB për çështjen e Jemenit ka mbërritur sot në Sana për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lëvizjes Ansarullah.
Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, Ismail Ould Al Sheikh, i dërguari i OKB për çështjen e Jemenit ka shkuar sot në Sana për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të Ansarullahut me qëllim gjetjen e një zgjidhje politike të krizës në Jemen. Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit të martën e kaluar kishte qëndruar në Adden ku ishte takuar me Abdurrabe Mansur Hadi, ish presidentin e dorëhequr të Jemenit. Al Sheikh gjatë një konference për media kishte thënë se ka biseduar me Mansur Hadin për arritjen e një armëpushimi dhe më pas zhvillimin e negociatave për zgjidhjen e krizës në Jemen.