Damasku: Bisedimet në Astana janë siriane-siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43015-damasku_bisedimet_në_astana_janë_siriane_siriane
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB dhe kryetari i delegacionit të qeverisë siriane në bisedimet e paqes në Astana, theksoi se këto bisedime janë siriane-siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2017 16:21 Europe/Tirane
  • Damasku: Bisedimet në Astana janë siriane-siriane

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB dhe kryetari i delegacionit të qeverisë siriane në bisedimet e paqes në Astana, theksoi se këto bisedime janë siriane-siriane.

Bashar Al Xhaferi tha se qeveria e Sirisë po merr pjesë në këto bisedime me qëllim që të shpreh qëndrimin e saj zyrtar dhe pikëpamjen e popullit sirian, ndërsa programi i bisedimeve në Astana do të ketë si bosht dhënien fund të luftimeve dhe ndarjen e grupeve opozitare nga grupet terroriste. Duke theksuar se qeveria siriane kundërshton ndërhyrjet e huaja dhe parakushtet në këto bisedime, z. Xhaferi shtoi se qeveria e Turqisë ka shkelur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë, ka ndihmuar vazhdimisht terroristët dhe ka penguar deri tani çdo përpjekje për zgjidhjen paqësore të krizës siriane. Nga ana e tij, presidenti sirian Bashar Asad, në një intervistë të dhënë në Damask, deklaroi se qëllimi i bisedimeve në Astana është konsolidimi i marrëveshjes së armëpushimit dhe gjetja e një rrugëzgjidhje politike për krizën në Siri.