Forcat siriane çlirojnë fshatra në lindje të Alepos
Janar 22, 2017 19:58 Europe/Tirane
Njësitë e ushtrisë siriane dhe forcat aleate të Damaskut kanë arritur suksese në luftimet me terroristët e ISIS në provincën veriperëndimore Alepo, duke dëbuar terroristët nga katër fshatra të kësaj province.
Forcat siriane dhe ato aleate kanë çliruar sot fshatrat Sora, Moran, Surxha Al-Saghira dhe Surxha Al-Kabira rreth 6 kilometra në jugperëndim të qytetit Al-Bab, ku janë aktive forcat turke dhe terroristët e ISIS. Në këtë qytet, forcat e ushtrisë turke po vazhdojnë operacionet kundër terroristëve të ISIS, por edhe kundër luftëtarëve kurdë sirianë të YPG, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” që filloi më Gusht 2016.
Tags