Takimi i pestë i përbashkët Iran-Rusi-Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43161-takimi_i_pestë_i_përbashkët_iran_rusi_turqi
Në kuadër të negociatave të paqes në Siri që po zhvillohen në Astana të Kazakistanit, është zhvilluar edhe takimi i pestë koordinues mes delegacioneve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2017 17:22 Europe/Tirane
  • Takimi i pestë i përbashkët Iran-Rusi-Turqi

Në kuadër të negociatave të paqes në Siri që po zhvillohen në Astana të Kazakistanit, është zhvilluar edhe takimi i pestë koordinues mes delegacioneve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.

Pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve mes delegacionit të qeverisë siriane dhe opozitarëve sirianë, takim që u zhvillua me dyer të mbyllura, delegacionet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë zhvilluan takimin e pestë në Astana ku tema qëndrore ishte shqyrtimi i pikave të deklaratës përfundimtare të negociatave të paqes në Siri. Gjatë tre ditëve të kaluara, delegacionet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë janë takuar disa herë në përpjkeje për të zbutur qëndrimet e delegacioneve të qeverisë dhe opozitës siriane. Bisedimet mes palëve siriane do të vazhdojnë edhe nesër në Astana në prani edhe të delegacioneve të Iranit, Rusisë, Turiqsë, OKB dhe Kazakistanit si vendi mikpritës.