Shpërthim në qendër të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43245-shpërthim_në_qendër_të_bagdadit
Forcat irakiane të sigurimit njoftuan vrasjen dhe plagosjen e 6 personave nga shpërthimi i një autobombe në qendër të Bagdadit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2017 16:40 Europe/Tirane
  • Shpërthim në qendër të Bagdadit

Forcat irakiane të sigurimit njoftuan vrasjen dhe plagosjen e 6 personave nga shpërthimi i një autobombe në qendër të Bagdadit.

Burime nga policia e Irakut theksuan se autobomba ishte vendosur në rajonin Nehdha në qendër të Bagdadit që konsiderohet një qendër tregtare e kryeqytetit irakian. Nga shpërthimi i autobombës 2 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën. Një natë më parë gjithashtu një autobombë ka shpërthyer në rajonin Talebie në lindje të Bagdadit duke marrë jetën dhe plagosur të paktën 10 civilë irakianë. Grupi terrorist ISIS pas disfatës së rëndë në qytetin Mosul, ka ndërmarrë një valë sulmesh me bomba në qytete të ndryshme të Irakut. Abdul Amri Rashid Jarallah komandant i ushtrisë irakiane ka thënë se forcat popullore të Irakut pasi kanë vënë nën kontroll pjesën e djathtë të lumit Tigri në Mosul kanë ndërtuar baza për kontrollimin e zonës.