Rinis procesi gjyqësor kundër Nabil Rexhep në Bahrejn
Autoritet juridike të regjimit Al Khalifa në Bahrejn kanë rinisur procesin gjyqësor kundër Nabil Rexhep, kryetar i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn.
Gjykata e Bahrejnit pas shqyrtimit të dosjes në fjalë ka thënë se seanca e radhës do të mbahet më 21 shkurt. Më 5 janar, prokuroria e Bahrejnit ka marrë vendim për shtyrjen e masës së dënimit të Nabil Rexhep. Rexhep akuzohet për përhapjen e lajmeve të rreme në vitin 2014 dhe 2015. Prej asaj kohe regjimi Al Khalifa, e ka shpallur të ndaluar aktivitetin e Nabil Rexhep i cili në vitin 2016 ka kritikuar ashpër regjimin Al Khalifa për trajtimin e të burgosurve dhe ka dënuar sulmin e Arabisë Saudite kundër Jemenit. Vlen të theksohet se regjimi Al Khalifa i Bahrejnit, ka arrestuar krerët e grupeve opozitare të cilët i ka dënuar me burg.