Regjimi sionist miraton plan të ri për ndërtimin e kolonive sioniste
Regjimi sionist duket se i ka shpatullat më të ngrohta dhe për të dytën herë që prej ardhjes në pushtet të Donald Trump, sfidon rezolutën e OKB-së duke njoftuar planet për ndërtimin e 2.500 banesave të reja në kolonitë sioniste të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.
Ministri i luftës, Avigdor Liberman dhe kryeministri Beniamin Netanjahu e justifikuan vendimin me nevojën në rritje për godina banimi. Për autoritetet palestineze, planet janë një goditje e re për kthimin e paqes në rajon. Trump ka treguar se është më dashamirës sesa Obama ndaj aktiviteteve ndërtimore të jashtëligjshme të regjimit sionist në territoret palestineze dhe zgjodhi një mbështetës të fuqishëm të kolonive si ambasador në Izrael. Rreth 500 mijë sionistë jetojnë në vendbanimet e jashtëligjshme të ndërtuara në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Vendbanimet konsiderohen të jashtëligjshme sipas ligjit ndërkombëtar edhe pse regjimi sionist refuzon ta pranojë këtë. Nabil Abu Radina zëdhënës i AAP duke reaguar ndaj vendimit të ri të regjimit sionist për ndërtimin e kolonive në Kodsin e pushtuar ka thënë se KS i OKB në bazë të rezolutës 2334 duhet të marrë masat e duhura për të frenuar ambiciet ekspansioniste të regjimit sionist.