Deklarata përfundimtare e takimit të Astanasë
Palët pjesëmarrëse në takimin e Astanasë kushtuar paqes në Siri, kanë dalë me një deklaratë ku është mbështetur lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të Sirisë.
Deklarata përfundimtare e takimit të Astanasë u lexua nga Geirat Abdul Rahmanov ministër i jashtëm i Kazakistanit i cili ka thënë se ky takim është parapërgatitje për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta mes qeverisë dhe opozitarëve sirianë dhe takimi i Astanasë do të ndikojë në suksesin e negociatave të Gjenevës. Të gjitha palët në takimin e Astanasë janë angazhuar për të vazhduar luftën kundër grupeve terroriste ISIS dhe fronti Nusra. Në deklaratën përfundimtare të takimit të Astanasë është thënë: Negociatat e ardhshme të paqes në Siri duhet të nisin sa më shpejt në kuadër të rezolutave ndërkombëtare, të cilat duhet të zhvillohet në Gjenevë. Në këtë deklaratë është theksuar ruajtja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë në bazë të rezolutave ndërkombëtare dhe vazhdimi i bisedimeve mes palëve siriane sipas rezolutës 2336 të KS të OKB. Në një prej pikave të kësaj deklarate thuhet: Konflikti i armatosur në Siri duhet të përfundojë sipas rezolutës 2254 të KS të OKB dhe të hapet rruga për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat e prekura nga lufta në kuadër të rezolutës 2165. Deklarata përfundimtare e takimit të Astanasë thekson vazhdimin e negociatave politike për gjetjen e një mekanizmi për transferimin e pushtetit në bazë të rezolutave 2318 dhe 2254 të KS të OKB. Gjithashtu në përfundim të takimit është rënë dakord për zbatimin e armëpushimit në të gjithë Sirinë, por pa përfshirë grupet terroriste ISIS dhe fronti Nusra. Kjo deklaratë ka theksuar vazhdimin e negociatave të Gjenevës më 8 shkurt 2017 nën monitorimin e OKB. Negociatat e Astanasë janë organizuar me iniciativën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë.