Zëdhënësi i Ansarullah: OKB e paaftë për të thënë të vërtetën
Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, deklaroi: "Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi special i OKB për çështje të Jemenit, nuk mund të tregojë të vërtetën as edhe më vetëm një fjalë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdusalam të martën në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv Al Masira të Jemenit, shtoi: "OKB ka pësuar disfatë të madhe dhe po mundohet që të na kthejë neve në periudhën para negociatave të Kuvajtit për paqe. Kjo Organizatë plotësisht ka harruar se Jemeni po përballet me katastrofë njerëzore dhe ekonomike. OKB në Jemen ka pësuar rënie nga aspekti moral dhe vetëm po mundohet të mbulojë krimet e agresorëve dhe çështjen e bllokadës kundër popullit të Jemenit. Lëvizja Ansarullah e Jemenit kërkon vendosjen e paqes në këtë vend, mirëpo njëkohësisht me praninë e përfaqësuesit special të OKB në Sana, armiku ka kryer qindra sulme kundër popullit të pambrojtur të Jemenit dhe Ould Shejkh Ahmed nuk ka bërë kurrfarë veprimi",- shtoi ndër të tjera Abdusalam. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.