BE kërkon lirimin e kryetarit të lëvizjes islamike të Nigerisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43281-be_kërkon_lirimin_e_kryetarit_të_lëvizjes_islamike_të_nigerisë
Sipas një njoftimi të agjencisë Neishin të Nigerisë, përfaqësuesi i BE në këtë vend ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të sheik Ibrahim Zekzaki kryetar i lëvizjes islamike të Nigerisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 25, 2017 08:59 Europe/Tirane
  • BE kërkon lirimin e kryetarit të lëvizjes islamike të Nigerisë

Sipas një njoftimi të agjencisë Neishin të Nigerisë, përfaqësuesi i BE në këtë vend ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të sheik Ibrahim Zekzaki kryetar i lëvizjes islamike të Nigerisë.

Gjykata federale e Nigerisë kohë më parë ka nxjerrë verdiktin e lirimit të Zekzakit, mirëpo qeveria e Nigerisë duke shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare, pengon zbatimin e këtij verdikti. Muhamedu Buhari presidenti i Nigerisë ditën e dielë ka deklaruar se është në interes të popullit që të mos zbatohet verdikti i gjykatës për lirimin e Zekzakit. Ditën e hënë organizata Amnesty International doli me një deklaratë ku ka kërkuar lirimin e sheik Zekzakit dhe të bashkëshortes së tij.