Turqia paralajmëron për sulme të mundshme terroriste para referendumit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43315-turqia_paralajmëron_për_sulme_të_mundshme_terroriste_para_referendumit
Zv/kryeministri i Turqisë ka paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në rrugën për të penguar organizimin e referendumit për reformën kushtetuese.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 25, 2017 12:17 Europe/Tirane
  • Turqia paralajmëron për sulme të mundshme terroriste para referendumit

Zv/kryeministri i Turqisë ka paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në rrugën për të penguar organizimin e referendumit për reformën kushtetuese.

Noman Kurtolmush, zv/kryeministri i Turqisë, deklaroi se masat e sigurisë kundër veprimeve terroriste të mundshm janë paraparë para organizimit të referendumit popullor për ndryshimin e Kushtetutës.

Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë do të zhvillohen në javën e parë të prillit 2017. Qytetarët turq në këtë referendum do të votojnë për një pako 18 nenesh për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë me qëllim të vendosjes së sistemit presidencial duke hequr atë parlamentar.

Zv/kryeministri i Turqisë gjithashtu ka paralajmëruar edhe për përpjekje të mundshme për të vrarë personalitete dhe funksionarë të lartë shtetëror para organizimit të referendumit. 

Përpjekjet e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, për ndryshimin e sistemit shtetëror politik të këtij vendi nga sistemi parlamentar në atë presidencial, është përballur me reagime të ashpra nga ana e opozitarëve të qeverisë së Turqisë.