Vriten 5 ushtarë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43331-vriten_5_ushtarë_sauditë
Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit, kanë vrarë 5 ushtarë sauditë në rajonet Xhizan dhe Naxhran në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2017 16:57 Europe/Tirane
  • Vriten 5 ushtarë sauditë

Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit, kanë vrarë 5 ushtarë sauditë në rajonet Xhizan dhe Naxhran në jug të Arabisë Saudite.

Siç njofton agjencia a lajmeve Parstoday, njësitë e snajperëve të ushtrisë së Jemenit në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Arabisë Saudite, kanë vrarë tre ushtarakë sauditë në bazën ushtarake Al Tale në provincën Naxhran. Gjithashtu forcat e ushtrisë së Jemenit kanë bombarduar bazat ushtarake Al Karn dhe Al Zabre, në provincën Xhizan, duke vrarë dy ushtarë sauditë. Edhe të Martën, tre ushtarë të Arabisë Saudite u vranë nga forcat jemenase në bazën Al Tale në Naxhran.