2 shpërthime terroriste në Bagdad
Janar 25, 2017 17:11 Europe/Tirane
Burime të sigurisë në Irak bën të ditur se një autobombë shpërtheu sot në rrugën Al Rashid në Bagdad, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë civilëve irakianë dhe plagosjen e 30 të tjerëve.
Gjithashtu një tjetër autobombë ka shpërthyer në rajonin Nahrevan në juglindje të Bagdadit, duke vrarë një civil irakian dhe duke plagosur tre të tjerë. Gjatë muajve të fundit, ushtria dhe forcat popullore të Irakut u kanë dhënë goditje të rënda terroristëve në Mosul, ndërsa terroristët në shenjë hakmarrje kanë shtuar sulmet me autobomba kundër civilëve irakianë.
Tags