ISIS pëson humbje të mëdha në provincat Salahudin dhe Anbar
Forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" të mërkurën në provincat Salahudin dhe Anbar u kanë shkaktuar humbje të mëdha terroristëve të grupit ISIS.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Adi Khadran, një prej komandantëve të forcave Hashd Sha'bi, deklaroi: "Forcat irakiane kanë asgjësuar sulmet e terroristëve të ISIS në rajonin Tel Kasiba në lindje të provincës Salahudin dhe kanë vrarë 44 terroristë të ISIS në mesin e tyre edhe tre komandant të këtij grupi terrorist". Brigada e shtatë e forcave Hashd Sha'bi ka asgjësuar sulmin e terroristëve të ISIS në perëndim të qytetit Mosul dhe u ka shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe në automjete ushtarake terroristëve të ISIS. Ministria e Mbrojtjes së Irakut me anë të një deklarate ka bërë të ditur se avionët luftarakë të Irakut disa herë kanë sulmuar pozicionet e grupit terrorist ISIS në qytetin Mosul dha gjatë tyre janë shkatërruar punishtet për prodhimin e bombave dhe autobombave në lagjet Al-Kadisija dhe Vadi Akub dhe Jermuk. Vlen të theksohet se operacionet për lirimin e Mosulit kanë filluar më 17 tetor 2016, me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura irakiane.