Bora e madhe shkakton vdekjen e 27 fëmijëve afganë
Janar 26, 2017 16:07 Europe/Tirane
Sipas autoriteteve afgane, 27 fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë vdekur si pasojë e borës dhe kushteve të këqija atmosferike në rajonin Duraftade në veri të këtij vendi.
Sipas Press TV, si pasojë e dëborës së madhe në veri të provincës Xhozxhan, ku lartësia e saj ka arritur në 50 cm, ka bllokuar shumë rrugë, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe sipas meteorologëve, temperaturat kanë rënën nën 10 grad celsius. Vlen të theksohet se në vitin 2015 rreth 300 persona në tërë Afganistanin kishin humbur jetën si pasojë e orteqeve të borës.
Tags