Neutralizohet sulmi i ISIS në provincën Ninva
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43423-neutralizohet_sulmi_i_isis_në_provincën_ninva
Shërbimi irakian i sigurisë bëri të ditur se forcat ajrore irakiane kanë zmbrapsur një sulm të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS kudnër forcave popullore irakiane në rajonin Al Ghejravan në provicnën Ninva, në veri të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 16:53 Europe/Tirane
  • Neutralizohet sulmi i ISIS në provincën Ninva

Shërbimi irakian i sigurisë bëri të ditur se forcat ajrore irakiane kanë zmbrapsur një sulm të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS kudnër forcave popullore irakiane në rajonin Al Ghejravan në provicnën Ninva, në veri të Irakut.

Terroristët e ISIS nisën një ofensivë kudnër forcave popullore irakiane të dislokuara në rajonin Al Ghejravan dhe në këtë sulm kishin mobilizuar dhjetëra sulmues kamikazë, por ndërhyrja në kohë e forcave ajrore të ushtrisë irakiane, u bë shkak për dështimin e këtij sulmi dhe për vdekjen e dhjetëra terroristëve të ISIS. Nga ana tjetër, mësohet se forcat vullnetare të Irakut kanë mundur të clirojnë kodrën Sabihan në ishullin Salahudin, në veri të Irakut. Gjithashtu forcat popullore Hashd Al Sha’abi kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve të ISIS në rajonin Rehalie në provicnën Anbar, duke vrarë një pjesëtar të ISIS dhe duke plagosur dy të tjerë.