Sulmet ajrore turke vrasin 10 civilë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43503-sulmet_ajrore_turke_vrasin_10_civilë_në_siri
Sulmet ajrore turke në dhe rreth qytetit sirian Al Bab kanë vrarë të paktën 10 civilë,  përfshirë një fëmijë, bën të ditur një grup i monitoruesve ndërkombëtarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2017 14:58 Europe/Tirane
  • Sulmet ajrore turke vrasin 10 civilë në Siri

Sulmet ajrore turke në dhe rreth qytetit sirian Al Bab kanë vrarë të paktën 10 civilë,  përfshirë një fëmijë, bën të ditur një grup i monitoruesve ndërkombëtarë.

I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të premten se avionët luftarakë turq kanë nisur sulmet ajrore kundër qytetit verior Tadif dhe zonës përreth tij të enjten. Turqia, e cila ka filluar një inkursion në Siri në gusht të vitit të kaluar, tani është në mes të një operacioni ushtarak me objektivin e deklaruar për të rimarrë qytetin Al Bab-in nga terroristët e ISIS. Agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu njoftoi të premten se 22 terroristë të ISIS ishin vrarë në sulmet e fundit të ushtrisë turke në Siri. Ndërsa zyrtarët turq mohojnë se në sulmet ajrore janë  vrarë civilë , ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se gati 250 civilë humbën jetën dhe më shumë se një mijë të tjerë pësuan lëndime në periudhën nga 13 nëntori i vitit të kaluar deri më15 janar të këtij viti, si pasojë e sulmeve të artilerisë turke dhe sulmeve ajrore kundër qyteteve veriore të Sirisë.