Avionët sauditë vrasin katër gra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43513-avionët_sauditë_vrasin_katër_gra
Në sulmet e avionëve të Arabisë Saudite në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit, kanë humbur jetën katër gra jemenase.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2017 17:04 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë vrasin katër gra

Në sulmet e avionëve të Arabisë Saudite në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit, kanë humbur jetën katër gra jemenase.

Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, avionët luftarakë sauditë të premten kanë bombarduar rajonin Jekhtul në qytezën bregdetare Al Mekhae në perëndim të provincës Taiz, ku si pasojë e këtyre sulmeve është vrarë dhe plagosur një numër i madh i civilëve jemenas. Nga ana tjetër, dje drejtori i operacioneve humanitare të OKB ka paralajmëruar për krizën humanitare dhe rrezikun e urisë në Jemen. Stefan Ubrain, drejtori për operacione humanitare të OKB, të enjten në KS të OKB ka deklaruar: "Konflikti i Jemenit është shndërruar në një nevojë urgjente për sigurinë ushqimore në botë dhe në rast se nuk merren masa emergjente, uria do të rrezikojë jetën e qindra mijëra qytetarëve jemenas".