Klerikët bahrejnas: do të mbrojmë Sheik Isa Kasem deri në vdekje
Klerikët e njohur në Bahrejn janë shprehur se do të mbrojnë sheik Isa Kasem, një prej klerikëve më të mëdhenj të Bahrejnit, deri në vdekje. Në kuadër të gjyqit kundër sheik Isa Kasem i cili akuzohet nga shteti bahrejnas për pastrim parash, shumë bahrejnas kanë dalë në protesta në rajonin Deraz dhe përreth shtëpisë së Isa Kasem në mbështetje të tij.
Me gjithë masat e ashpra të sigurimit të ndërmarra nga forcat e policisë protestuesit bahrejnas kanë mbështetur klerikun e njohur shik Isa Kasem dhe kanë dënuar krimet e regjimit Al Khalifa. Gjyqi për sheik Isa Kasem është shtyrë edhe një herë nga gjykata për në 30 janar të këtij viti. Për 166 ditë me radhë bahrejnasit edhe një herë janë ngritur në protesta kundër regjimit Al Khalifa dhe në mbështetje të sheik Isa Kasem. Sipas një njoftimi të kanalit televiziv Perla, bahrejnasit janë ngritur në protesta kundër procesit gjyqësor të sheik Isa Kasem dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Ata kërkuan që sheik Isa Kasemit t’i rikthehet nënshtetësia bahrejnase dhe njëkohësisht kërkuan lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta popullore që prej vitit 2011.