“ISIS është rrezik për të gjithë botën”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43591-isis_është_rrezik_për_të_gjithë_botën
Ministri i jashtëm i Irakut deklaroi se grupi terrorist ISIS është rrezik për të gjitha vendet e botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2017 17:24 Europe/Tirane
  • “ISIS është rrezik për të gjithë botën”

Ministri i jashtëm i Irakut deklaroi se grupi terrorist ISIS është rrezik për të gjitha vendet e botës.

Në një takim me ambasadorët e vendeve arabe në Bagdad, Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut, deklaroi se fitoret e forcave irakiane përballë terroristëve të ISIS janë fitore të të gjithë popujve të rajonit dhe të botës. Në vazhdim shefi i diplomacisë irakiane tha: Disfata e ISIS në rajone të ndryshme të Irakut e në veçanti në Mosul, është rezultat i bashkëpunimit të të gjitha grupeve irakiane e në veçanti forcave të ushtrisë, forcave vullnetare, forcave fisnore dhe forcave Pishmerga. Ai shprehu besimin se në takimin e ardhshëm të krerëve arabë që do të zhvillohet në Amano të Jordanisë, do të arrihet uniteti i botës arabe për zgjidhjen e krizave në LM.