“ISIS është rrezik për të gjithë botën”
Ministri i jashtëm i Irakut deklaroi se grupi terrorist ISIS është rrezik për të gjitha vendet e botës.
Në një takim me ambasadorët e vendeve arabe në Bagdad, Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut, deklaroi se fitoret e forcave irakiane përballë terroristëve të ISIS janë fitore të të gjithë popujve të rajonit dhe të botës. Në vazhdim shefi i diplomacisë irakiane tha: Disfata e ISIS në rajone të ndryshme të Irakut e në veçanti në Mosul, është rezultat i bashkëpunimit të të gjitha grupeve irakiane e në veçanti forcave të ushtrisë, forcave vullnetare, forcave fisnore dhe forcave Pishmerga. Ai shprehu besimin se në takimin e ardhshëm të krerëve arabë që do të zhvillohet në Amano të Jordanisë, do të arrihet uniteti i botës arabe për zgjidhjen e krizave në LM.