Vriten disa ushtarë egjiptianë në Sinain Verior
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43611-vriten_disa_ushtarë_egjiptianë_në_sinain_verior
Zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e disa ushtarëve të këtij vendi në provincën Sinai Verior.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2017 03:56 Europe/Tirane
  • Vriten disa ushtarë egjiptianë në Sinain Verior

Zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e disa ushtarëve të këtij vendi në provincën Sinai Verior.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Tamar Rifai, zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit, të shtunën pasdite deklaroi se gjatë përleshjeve me grupet terroriste-takfiriste në provincën Sinai Verior, forcat e ushtrisë egjiptiane të shtunën kanë vrarë 20 terroristë. Gjatë këtyre operacioneve gjithashtu janë vrarë 4 ushtarë egjiptianë. Tamar Rifai shtoi se forcat e ushtrisë së Egjiptit gjatë këtyre operacioneve gjithashtu kanë shkatërruar 27 qendra të grupeve terroriste-takfiriste.